Vendosni fjalën kyçe....

Real rikthehet te fitorja në Champions, Juventus dhe United kalojnë në grupin tjetër


Pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Eibar në kampionat, kampionët në fuqi të Evropës janë rikthyer te fitorja, teksa kanë mposhtur Romën dhe kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Champions League.

Të besuarit e Santiago Solarit triumfuan me golat e Bale e Lucas, duke siguruar kështu kreun e Grupit G. Pavarësisht humbjes, në raundin tjetër kalon edhe Roma, e cila u pozicionua e dyta në këtë grup. Për një vend në Europa League “luftojnë” Plzen dhe CSKA Moskë.

Edhe në Grupit H llogaritë u mbyllën me Juventusin dhe Manchester United që siguruan fazën tjetër. Si bardhezinjtë ashtu edhe “djajtë” fituan me rezultat të njëjtë 1-0, respektivisht ndaj Valencia dhe Young Boys.

Takimi më më shumë gola u zhvillua në “Allianz Arena”, me Bayern që shkatërroi 5-1 Benfikën. Me këtë fitore bavarezët kalojnë në raundin tjetër, por përballja e ardhshme me Ajax-in do të përcaktojë dhe fituesin e grupit E.

Drithëruese edhe duelet e grupit F, me Lyon-Manchester City dhe Hoffenheim-Shakhtar Donetsk që barazuan me shifrat e njëjta 2-2. Në këtë grup vetëm anglezët e kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, ndërkohë që Lyon e Shakhtar duelojnë për biletën e fundit të këtij grupi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *