Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj flet për njerzillëk, banori ja thotë në sy: Vetëm propagandë bëni, asnjë punë (VIDEO)


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video ku shprehet se ka zhvilluar një takim me disa banorë të “Unazës së Re” që protestojnë. 

Por një nga qytetarët në mbledhjen e organizuar është shprehur se kjo qeveri deri më tani po bën propagandë dhe asnjë punë për gjithë këtë protestë. 

“Ndoshta ju shërben ju si titullar dhe si njeri që keni marrë me vete shumë përgjegjësi. Njeriu i mençur e kupton të keqen pa ardhur, ndërsa injoranti mbasi ka bërë kërdinë. Mendoj se njerëzit, zotërinjtë përreth nuk kanë qenë aq të mençur se kemi hyrë në këtë shteg, dhe e thatë shumë mirë edhe ego edhe krenari e tepruar edhe nerva kemi hyrë për shkak  titullarëve dhe qeveritarëve tanë. Nuk është faji i popullit atje. Faji është bllokada dhe propaganda që keni bërë dhe disa vazhdojnë bëjnë propagandë. Afrimi i ARRSH-së i ka duart e lidhura. Nuk ka punë por ka propagandë.”, u shpreh qytetari ndaj Veliajt. 

Krue i Bashkisë në fjalën e tij theksoi se kjo punë bëhet vetëm me njerzillëk. 

“Ky qytet e ka ndarë mendjen që do zhvillohet dhe do ecim para. Jo s’e nuk ka zonja këtu por dua të them se dua të bëjmë disa biseda burrash. Nuk dua të humbasë askush. Kush është hallexhi, pa letra, si rasti i dy familjeve që lëvizën mbrëmë. Sot janë ata te banesat sociale dhe sot ata kanë një shtëpi. Banesën sociale mund ta mbajnë gjithë jetën. Janë më mirë se çfarë ishin. 

Burrash këtu ndaç filmoni apo rregjistroni, kush ka tokë tjetër mbrapa të vetën që nuk e prek fare gjurma të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki.  Njerzillëk duhet,  duke i bërë gjërat me hallall ecim përpara, duke i bërë me sherr nuk bëhet.”, u shpreh Veliaj. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *