Një nënë, foshnja e së cilës vdiq 6 javë pasi ato u liruan nga qendra e paraburgimit të emigrantëve në Teksas, ka paraqitur një kërkesë dhe kërkon 60 milionë dollarë nga qeveria amerikane për gjithë këtë tragjedi.
Vajza 19-muajshe e Yazmin Juarez, Mariee, vdiq në maj, gjashtë javë pasi u liruan nga qendra e emigracionit në Dilley. Juarez dhe avokati i saj pohojnë se ICE dhe ata që drejtonin objektin ofruan kujdes të ulët mjekësor për foshnjën dhe ajo pësoi një infeksion të frymëmarrjes gjatë kohës së paraburgimit.
“Qeveria e SHBA-së kishte detyrë për ta siguruar këtë vajzë të vogël me kushte të sigurta shëndetësore dhe kujdes shëndetësor të duhur por ata nuk arritën të bënin atë që rezultoi me pasoja tragjike”, tha avokati R. Stanton Jones në një deklaratë.
“Mariee hyri në Dilley si një vajzë e shëndoshë dhe 20 ditë më vonë u shndërrua një fëmijë i sëmurë rëndë me një infeksion të frymëmarrjes. Mariee vdiq vetëm disa muaj para ditëlindjes së saj të dytë sepse ICE dhe të tjerët u akuzuan për kujdesin e saj mjekësor të neglizhuar.
Ngjarja:
Zyrtarët arrestuan nënën dhe vajzën në mars pasi erdhën nga Guatemala dhe shkuan në SHBA nëpërmjet Rio Grande. Migrantët e ndaluar pohojnë se ata ishin të detyruar të pinin ujë të pistët dhe ushqim të prishur.
“Ata u dërguan në qendrën rezidenciale familjare në jug të Texasit, ku u mbajtën për tre javë. Juarez kërkoi trajtim mjekësor për vajzën e saj më 11 mars – gjashtë ditë pasi ata arritën në objektin e Dilley”, tha avokati i saj.
Në objektin, fëmija u bë gjithnjë e më i sëmurë, dhe Juarez kërkoi vazhdimisht kujdes shëndetësor për vajzën e saj.
“Sapo ata u liruan nga qendra, Mariee u shtrua në spital për probleme me frymëmarrjen për gjashtë javë dhe vdiq në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias më 10 maj”, tha avokati.
Burimi: CNN