Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka marrë pjesë sot në protestën e Astirit. Ajo ka publikuar fotot nga mbledhja e djeshme e Veliajt, ku ky i fundit tha se zhvilloi një mbledhje me banorët Astirit. Vokshi është shprehur se Veliaj takoi dje policët bashkiakë dhe tha se janë protestues.
“Për fat të keq në këtë ditë të shenjtë janë qindra protestues. Edi Rama dhe Erion Veliaj po iu mohojnë të drejtat kushtetuese, për strehim dhe ushtrim. Ata po dhunohen çdo ditë. Me urdhër të Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë dhunuar burra, gra dhe fëmijë. Këta kanë një kauzë të fortë, duan të drejtën e tyre.
Erion Veliaj pretendoi se ka bërë takim me banorët e Astrit. Këta nuk janë protestues. Ata që takoi Veliaj janë policë bashkiakë. Veliaj po mashtron opinionin publik, këtë nuk do ta arrijë dot. Televizionet me minuta të tëra japin Veliaj në lajme dhe nuk paraqesin protestën. Mediat të hetojnë mënyrën sesi po kryet projekti.”, u shpreh Albana Vokshi nga protesta.