Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit-Ramës: Je zot shtëpie, ke kalamaj. Ku t’i çojmë familjet tona?


Përveç baborëve të Astirit, në protestën e Unazës së Re, marrin pjesë edhe banorët e Bregut të Lumit, të cilët preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri, në lotin e tretë të tij.

Pas kësaj, sipas projektit, pritet që Bulevardi i Ri të ngjitet sipër në Paskuqan derisa të përfundojë në Liqenin e Paskuqanit, duke prekur kësisoj qindra banesa të tjera në atë zonë.

Në protestën e sotme, një nga banorët e Bregut të Lumit u shpreh se banorët do vijojnë protestën deri në fund pasi nuk kanë se ku të shkojnë.

Sipas projektit, që ka ndryshuar së fundmi, në lotin e tretë të Bulevardit të Ri prishen 48 banesa, të cilave deri tani nuk iu është ofruar asgjë.

Ata kanë marrë pjesë masivisht në protestën e banorëve të Astirit, të cilët përballen me të njëjtën problematikë.

Duke theksuar fakti se banorët e dy loteve të tjera të Bulevardit të Ri janë dëmshpërblyer për banesat që u janë prishur, edhe ata që janë qenë të palegalizuar, kurse pjesa e tretë rrezikon të mos dëmshpërblehet.

“Unë jam një banor që preket nga zgjatimi i Bulevardit të Ri. Përfaqësoj mbi 48 shtëpi që i prek Bulevardi, loti i tretë. Kemi mbi 20 vjet atje dhe na kanë përjashtuar nga legalizimi. Jetojmë në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë, i bëjmë një thirrje kryeministrit, je zot shtëpie, ke kalamaj. Popullin ti s’mund ta shkelësh me këmbë. Ne kërkojmë një të drejtë tonën.

Nuk jemi kundër asnjë lloj projekti. Ne kërkojmë dëmshpërblim, djersën tonë që e kemi hedh prej 25 vjetësh. Përshëndes popullin e Astirit. T’i qëndrojë sa më fort të drejtës së vet, shtëpisë së vet. Dhe unë si protestuesit i Bregut të Lumit që e kap zgjatimi i Bulevardit do i mbështes deri në fund. I bëj thirrje kryeministrit, ku do më çosh mua. Unë nuk kam ku shkoj më. Jam vetë i pesti në familjen time. Nuk dalim nga shtëpitë tona. Do e vazhdojmë protestën tonë deri në pikë të fundit. Edhe ë Breg të Lumit, edhe kudo. As nuk kemi vjedh, as nuk kemi grabit, e kemi me djersën tonë.” – tha protestuesi Agim Peposhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *