Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar sot me kontrollin e subjekteve të ndryshme në qytetin e Lezhës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thuhet se sot janë mbyllur disa subjekteve në Lezhë, në të cilat u konstatuan mungesë të kushteve higjieno-sanitare në të cilat tregtoheshin.
“Në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi” i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar.
Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.
Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit.
Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.” – thuhet në njoftimin zyrtar të AKU-së.