Vendosni fjalën kyçe....

Brexit pa marrëveshje mund ta çonte Britaninë në reçesion


Një Brexit pa marrëveshje mund të çojë në rënien e paundit dhe të shkaktojë një recesion më të keq sesa kriza financiare, paralajmëron Banka e Anglisë.

Nga Banka thuhet se ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar mund të tkurrej me 8% menjëherë nëse nuk ka periudhë tranzicioni, ndërkohë që çmimet e shtëpive mund të bien pothuajse sa një e treta.

Banka e Anglisë paralajmëroi gjithashtu se funta mund të bjerë me një të katërtën.

Analiza e Bankës vjen pasi Thesari thotë se Britania e Madhe do të ishte më keq në çdo formë të Brexit.

Skenari i kësaj banke nuk është ajo që pret të ndodhë, por paraqet një skenar më të keq, bazuar në një të ashtuquajtur “Brexit të çrregullt”.

Skenari parashikon një periudhë pesëvjeçare pasi Britania e Madhe të largohet nga BE.

Por deri në fund të vitit 2023, ekonomia pritet të rritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *