Monaco ka vazhduar me paraqitjet e saj negative në Ligën e Kampionëve.
Në pesë ndeshje, nënkampionët e Francës kanë vetëm një pikë derisa nuk kanë arritur që të jenë as përsëafërmi ajo skuadër që ishim mësuar ta shohim viteve të mëparshme në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë ishte e tëra e Atletico Madridit ku që në minutën e dytë Koke shënoi për rezultat 1-0.
Atletico vazhdonte presionin dhe arriti të goli i dytë në minutën e 24.
Kësaj radhe ishte Griemann që shënoi për Atleticon, pas një aksioni që e nisi me Correan.
Në pjesën e dytë, Atletico prapë ishte më e rrezikshme dhe e administroi shumë mirë ndeshjen.
Por, në minutën e 82’të me të kuq ndëshkohet Savic dhe u akordua penallti për Monacon të cilën dështoi që në gol ta shënonte Falcao.
Me këtë fitore Atletico ngjitet në kuadrin e 12 pikë në Grupin A në vendin e parë.