Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj hedh poshtë atë që tha për Ina Nukën: E kisha në sensin e paragjykimit


Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës një ditë më parë u shpreh në mënyrë disktiminuese ndaj gjendjes së efektives së policisë Ina Nukës.

“Nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës dje.

Ndërsa sot ai ka hedhur poshtë atë që tha një ditë më parë. Në një takim me një familje që është strehuar në një banesë sociale Veliaj u shpreh se fjalën e kishte në paragjykimin që do të ketë kjo vajzë dhe jo se ka thënës e Ina Nuka do të ngelet pamartuar.

“Unaza do të vazhdojë edhe në vendet e tjera në Tiranë. I i thashë Damianit për këtë tokën këtu mbrapa ta bëjmë pallat. Se do ketë edhe familje të tjera që do të ngelen pa banesa dhe do marrin banesa sociale.

Kur gjuan një vajzë është e rëndë në këtë sens e kisha atë që kanë shtrembëruar. I shkatërron jetën një vajze, e kanë shtrembëruar. Nuk kam thënë që nuk do të marrtohet. Të gjithë jetën ja bëni të vështirë. Jeni ju ata burra që nuk paragjykoni? Për paragjykimin e kisha.  Nuk thashë që do ngelet pa martuar. E kanë nxjerrë nga konteksti, kjo është trajtuar politikisht.”, tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *