Në një kohë ku dy prej lojtarëve më të mirë në botën siç janë Lionel Mesi edhe Kristiano Ronaldo arrijnë të marrin 1 milion euro në muaj, pa përmendur sponsorët, Faiq Bolkiah është vetëm 20 vjeç edhe ka në llogarinë e tij bankare rreth 20 miliardë dollarë.
20-vjeçari luan me ekipin e moshave të Leister, por është nipi i Sulltanit të Bruneit, i cili është një shtet Aziatik. Bolkiah po përpiqet të bëhet një futbollist profesionist dhe ka nënshkruar kontratë më Leisterin në vitin 2016. Para se të nënshkruante me ekipin e “dhelprave”, lojtari ishte në tratativa me Sauthempton dhe Arsenal, ndërsa ka kaluar një vit edhe te skuadra e Çelsit.