Vendosni fjalën kyçe....

Kush është biznesmeni i shpallur në kërkim për masakrën në Bllok


Të tjera hollësi kanë dalë nga përplasja me armë në Bllok, ku mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën 2 të tjerë.

Siç raporton “News24”, prokuroria e krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari (Denis Matoshi). Ai dyshohet se është një nga personat kyç që ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para pak muajsh u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

Aktualisht Çekaj është i arrestuar në Gjermani ku po hetohet për kokainën e kapur në Maminas. Dyshohet se Eldi Dizdari, kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre.

Për të sqaruar çështjen është futur në mes Ervis Martinaj, një nga dy personat që mbetën të plagosur nga përplasja me armë në lokalin Monopol në Bllok.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 4 tetor ku pas konfliktit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Autori i dyshuar i vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së dy të tjerëve është komandoja, Meviol Bilo, i shpallur në kërkim bashkë me Ervin Matën dhe Fabio Allushin. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *