Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu Lulzim Kulla, i shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër


Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur lirimin e Lulzim Kullës, i njohur ndryshe dhe si i ‘forti’ i Shkodrës, i cili në fillim të këtij viti, i shpëtoi për mrekulli një atentati.

Lulzim Kulla u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë në 24 Korrik të këtij viti, për shkak se ishte duke udhëtuar me mjet identifikimi të falsifikuar.

Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda, si pasagjer në një automjet tip “Audi”.

Çfarë ndodhi në janar?

42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 janarit 2018. Ky atentat ndodhi në Shkodër afër biznesit të tij.

Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë , Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *