Vendosni fjalën kyçe....

Meta nderon ish-presidentin kroat Mesiç me dekoratën e lartë


Presidenti Meta ka dekoruar sot ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Meta vlerësoi mbështetjen e palëkundur prej dekadash të Mesiçit ndaj çështjes shqiptare dhe aspiratave të tyre për livi, pavarësi dhe integrim në Bashkimin Evropian.

“Presidenti është një mik i pazëvendësueshëm, i cili  ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Ai ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve dhe ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij, vijoi të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kontributi i tij ka qenë shumë i vyer, por sot në ditën e flamurit tonë kombëtar ndaj këtij burri të shtrenjtë kam nderin ta dekoroj me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Faleminderit edhe njëherë zoti president për gjithçka ke bërë për Shqipërinë.” – tha Meta.

Pas fjalës së Metës, ish-presidenti kroat vlerësoi popullin shqiptar dhe falenderoi nderimin që iu bë nga autoritetet shqiptare.

“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëj. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë.  Kam punuar  dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimit të kufijve të Serbisë duke provokuar luftëra që kanë lënë më shumë se 100 mijë persona të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufi. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë e gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar.” – tha Mesiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *