Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Përrenjas. Pas një sherri në një lokal, ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Brenda pak orësh është arrestuar 29-vjeçari i dyshuar për plagosjen me armë, Afrim Radiçi, 29 vjeç.
Ai dyshohet se rreth orës 01:30, të ditës së sotme, në një lokal në fshatin Kakavec të Prrenjasit, ka qëlluar 23-vjeçarin me inicialet Xh.P.
Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar një mjet tip “Golf”, të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
“Falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, kapet në kohë reale autori i plagosjes me armë të 22 vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.
Më datë 28.11.2018, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Afrim Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të shpjetë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez , të kapej shtetasi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 23 vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.
Në cilësinë e provës materiale është sekuesrtruar arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.