Vendosni fjalën kyçe....

“Rama do të na shtypë por s’do ia dalë, qëndresën do e shuajë kur të na marrë shpirtin” – Protesta te Astiri


Banorët e zonës së Astirit kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre deri në plotësimin e tyre nga qeveria.

Ata janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës ndërsa kanë thënë se më pas do vijojnë drejt sheshit “Shqiponja” për të kundërshtuar punimet që po kryhen aty nga ARRSH-ja dhe bashkia.

Banorët kanë denoncuar kërcënimet dhe përpjekjet nga qeveria dhe bashkia për përçarjen e banorëve ndërsa kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashtë. Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia.” – denoncoi njëri nga banorët.

Ndërsa një banor tjetër deklaroi: “Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si dilka ai me një VKM anulloka ligjin! Si, qenka më i madh VKM-ja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj. Qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin! Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9…Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymë do të qëndrojmë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *