Një prift ortodoks rus, i cili abuzoi seksualisht me djem nën moshën 14 vjeç, është dënuar me 17 vjet burg. Prifti u gjet fajtor për 46 akuza për përdhunim, ndërsa ishte akuzuar se ngacmuar fëmijët më shumë se 80 herë.
Andrey Tkachenko, ka shërbyer si drejtor i një gjimnazi ortodoks në rajonin e Yakutisë që nga viti 2010. Ai u ndalua marsin e kaluar, fillimisht pasi u përball me dy akuza se kishte ngacmuar seksualisht disa fëmijë.
Ndërsa hetimi vijoi, rastet u shtuan duke marrë përmasat e një skandali . Ai përfundimisht u përball me 87 akuza për vepra seksuale kundër djemve nën moshën 14 vjeçare. Vetëm 46 akuza u vërtetuan në gjykatë, që çoi në dënimin e tij me 17 vjet burg në një burg të sigurisë maksimale.
Përveç burgut, prifti u gjobit me 400 mijë rubla (5300 euro) dhe u urdhërua të merrte një trajtim të detyrueshëm nga një psikiatër.