Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë radhë në Cërrik, ku një djalë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan.
Sipas policisë, 46 vjeçari me inicialet S.L., banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Iveko”me targa AA 449 NU, ka aksidentuar 6 vjeçarin me inicialet K.T., banues në fshatin Hysgjokaj.
Fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e policisë e kanë shoqëuar drejtuesin e mjetit në Komisariatin e Elbasanit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Kujtojmë se më herët një aksident ka ndodhur në dalje të Maliqit, ku një 22-vjeçar humbi jetën pasi makina e tij ra në lumë.