Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident në Maliq, ku një automjet ka rënë në lumë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit.
Sipas policisë, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, mirëpo mjeti nuk është nxjerrë dot për shkak të thellësisë së madhe të ujit.
Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit, dhe personit/ave që mund të kenë qenë të pranishëm në të, fati i të cilit/cilëve nuk dihet ende.
“Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit. Pritet ardhja e polumbarëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.