Nga protestuesit e “Unazës së Re” janë arrestuar nga policia dy prej tyre. Sipas policisë janë arrestuar dy protestuesit me iniciale R. Ll 41-vjeç dhe K.Y 58-vjeç për tubim të paligjshëm. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë 20 protestues të tjerë.
Njoftimi i policisë:
olicia e Tiranës ka arrestuar dy protestues të zonës së Astirit si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. Në pranga kanë përfunduar Romeo Llulla dhe Kujtim Ylli, pasi akuzohen për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit:R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, K. Y., 58 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: K. Y., 21 vjeç, A. Ç., 58 vjeç, E. R., 28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V., 29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë). Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.