Protestuesit e Unazës së Re, të cilëve u janë bashkuar edhe ata të Bregut të Lumit dhe Bathores, vijojnë qëndresën e tyre.
Ata kanë bllokuar aksin rrugor dhe kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave të tyre dhe nxjerrjen në rrugë pa dëmshpërblim.
Protestuesit bëjnë thirrje që qeveria të ndalojë arrestimet politike ndërsa theksojnë se do vijojnë protestën e tyre deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.
Ata kanë bërë thirrje për lirimin e 3 protestuesve që janë ende në burg si Daniel Dobraj, Dorian Protoduari dhe Iljaz Kadirajn.
“Arrestimet politike të marrin fund. Keni fikur dritat e rrugës, por nuk fikni dot dritat e zemrave tona. Ne do qëndrojmë deri në fund. Ky protest është i paligjshëm dhe e kemi faktuar këtë. Unaza është e jona. Qeveri hajdute. Qeveri e krimit.” – thërrasin ata.
Banorët e zonës së Unazës së Re protestojnë prej 26 ditësh kundër prishjes së banesave të tyre në kuadërt të zgjerimit të segmentit nga Shqiponja te Pallati me Shigjeta.
Qeveria dhe bashkia kanë premtuar 3 vjet qera për banesat e palegalizuara. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe banorët e Bregut të Lumit që preken nga zgjatimi i Bulevardit Zog i Parë.