Vendosni fjalën kyçe....

“Ditën bën aktorin si protestues me Veliajn, natën është polic bashkie i dhunshëm” (VIDEO)


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar së fundmi një video ku ka sulmuar kreun e Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliajn.

Vokshi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet punonjësi i Policisë Bashkiake Gazmend Vathi, që sipas deputetes demokrate, ditën shkon në Bashki i “maskuar” si protestues e natën gjobit një shitës kokoshkash.

DENONCIMI I VOKSH-IT:

“POLICIA BASHKIAKE – FYTYRA E VËRTETË E ERJON VELISË

Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re….natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit.

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt. Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.

Me gjakftohtësi, në shkelje të ligjit, në ditën që duhet të ishte festë për të gjithë Shiptarët-festën e Flamurit i vë gjobë shitësit ambulant. Por, polici i Veliajt nuk mjaftohet me kaq, me policët e tjerë bashkiakë që sillen si banditë, i sekuestron edhe mallin dhe korrocën e kokoshkave duke lënë një tjetër familje e fëmijë pa ushqim.”, – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *