Vendosni fjalën kyçe....

“Die Presse” – Shqipëria probleme me drogën, krimin, ligjin e korrupsionin


Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të PBB-së nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”.

Në një artikull i të gazetës austriake “Die Presse” në një koment të botuar nga Karl-Peter Schwarz. Ai analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.

Në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të PBB-së nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike.

Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin New York.

Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë.

Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse”. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *