Media gjermane “Der Spiegel” zbuloi disa ditë më parë se Serxho Ramos ka rezultuar pozitiv pas testeve të anti-dopingut në finalen e Ligës së Kampiinëve kundër Juventusit. UEFA megjithatë nuk bëri asgjë.

“Mundo Deportivo” nga ana tjetër ka “ndëshkuar” Ramosin, duke sjellë në vëmendje rastin e Bajram Jashanicës. Futbollisti i Skënderbeut rezultoi pozitiv pas testeve anti-doping dhe u dënua me 2 vite.
Gazeta spanjolle shton se edhe Ramos duhet të dënohet me të njëjtën masë, por kjo ka ardhur si pasojë e emrit të tij. UEFA në rastin e spanjollit mori parasysh deklaratat e tij, por në rastin e Jashanicës ndodhi e kundërta. Sanksionet për këtë të fundit përfundojnë në shkurt të 2020-tës, edhe pse ai e ka apeluar vendimin.