Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës hiqet tarifa 100%


Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet kur të njihet Pavarësia e Kosovës.

Kryeministri tha se prodhimi në vend ka qenë sfidë. Ai paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë derisa Serbia ta njohë Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.

Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga fillimi. Kosova ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet e vendit janë të çmuara. Si Qeveri i kemi filluar disa punë konkrete, kemi filluar me heq borxhe e taksa në raport me vendet e huaja.

Veprimet që i kem ndërmarr në komuna me i jap tokat për krijim të zonave ekonomike janë mundësi reale që prodhuesit tonë ta shohin të ardhmen në vend. Së fundi është prodhimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, propozimi ka ardhur nga zyra e ministrit të Tregtisë dhe vetëm me vendim qeveritar mund të ndryshoj. Vendimi nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendor, por është interes i 2 milion njerëzve që janë në këtë vend. Ju e dini sa keq është trajtuar Kosova dhe produkti ‘Made in Kosova’. Nuk ka njeri që ka të kaluar të lehtë, nuk ka histori që ju bënë përshtypje të gjithëve që nuk buron nga një sakrificë”-tha Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *