Vendosni fjalën kyçe....

Kanale të papastruara, përmbyten serrat në Fier


Dhjetra hektarë me serra ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.

Ndonëse Lumi Vjosë ndodhet në shtratin e tij, rreth 20 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja që ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit kullues.

Kanali i Çesmës, siç e quajnë banorët, u bllokua pas shirave të dy ditëve të fundit, pasi, siç thonë ata, nuk ishte pastruar, njofton Top Channel.

Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe janë dëmtuar sistematikisht nga përmbytjet e Lumit Vjosë. Por, edhe pse pjesa më e madhe e fermerëve kanë braktisur tokat e tyre pranë Lumit Vjosë dhe kanë marrë hapësira me qira në zona më të largëta, sërish nuk po u shpëtojnë përmbytjeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *