Vendosni fjalën kyçe....

Largohet 5 minuta për një kafe, kur kthehet gjen plumbin te dera e kioskës (VIDEO)


Punonjësi i një kioske në Tiranë është kërcënuar duke i vënë plumbin te dera.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, pranë qendrës rinore ‘Ten’.

Në një video që ka dërguar në redaksinë e “Hashtag.al”, personi thotë se është larguar për punë 5 minutash, për të marrë një kafe dhe një ujë. Kur është kthyer ai ka gjetur plumbin te dera e kioskës.

“Jemi këtu te puna, vajta 5 minuta mora një kafe siç e shihni, vij këtu dhe gjej një plumb para derës. Jam në hallin tim, punën time, nuk i kam borxh kujt, as telashe, asgjë. Por kam vetëm një telash me shtetin, me “Rilindjen”, se më sulmojnë se jam koordinatori i LSI-së në Paskuqan”, thotë punonjësi i kioskës.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcate  policisë, të cilët kanë nisur hetimet.

 “Vazhdoni ju shteti, bëni detyrën. Bëni ekspertizën.”, u drejtohet punonjësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *