Vendosni fjalën kyçe....

Meta e thotë qartë: Transparencë e plotë për projektin e Unazës së Re, të gjendet zgjidhje e drejtë për banorët


I pyetur për protestën e banorëve të Unazës së Re, Meta bëri thirrje që në këtë rast të gjendej një zgjidhje sa më e drejtë, ndërsa kërkoi transparencë financiare për projektin.

“Mendoj se dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën, për investimet e qindra familjeve dhe të banorëve. Në këtë drejtim kam bërë thirrje për transparencë të plotë sa i takon projektit dhe për një dialog.

Kam kërkuar transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve të cilat cënohen për shkak të këtij projekti. Të gjendet një zgjidhje e drejtë.” – theksoi Meta.

Presidenti Meta foli edhe për raportet me politikanët e opozitës. Për sa i përket raportit të tij me kreun e Partisë Demokratike, Basha, kreu i shtetit tha se ato ishin krejt normale, institucionale, ndërsa nuk mund të konsideroheshin si raporte të veçanta.

“Me Bashën kam raporte normale, institucionale. Nuk ka ndonjë raport të veçantë.”

Më tej ai foli për raportin e tij me ish-kreun e PD-së dhe ish-kryeministrin e vendit, Berisha, duke thënë se ato ishin të veçanta, duke vlerësuar atë që ishte krijuar mes të dyve në 17 vjet bashkëjetesë politike.

“Këtu ka një dallim. Kuptohet që marrëdhëniet e mia me zotin Berisha janë marrëdhënie të veçanta. Të gjitha në kompleksin e tyre në këto vite që jemi në politikë kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë. Është një kimi tjetër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *