Policia greke nëpërmjet dy operacioneve për goditjen e trafikut të drogës ka bërë të mundur kapjen e 87 kilogramve marijuanë.
Në kufirin greko-shqiptar, në Kallpaq, Janinë, policia greke ka ndaluar një mjet brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 2 çanta që me 6 pako me 38 kg marijuanë. Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i mjetit, shqiptari 23-vjeçar ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.
Në Selanik është kapur një bashkëpunëtor i tyre, një grek 26-vjeç. Ndeëkohe në një operacion të dytë në Selanik, janë sekuestruar 5 pako me 49.3 kg marijuanë dhe janë arrestuar dy grekë 41-vjecarë teksa po fusnin drogë në një automjet.