Së fundmi Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenim, rezolutën për Shqipërinë ku bën thirrje për dialog politik mes palëve dhe kthimin e opozitës në Parlament.
Po kështu PE i bën thirrje shqiptare që sa më parë të përfundojnë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të kthejnë në gjendje funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Pjesë nga rezoluta
Një vëmendje të veçantë rezoluta ia kushton reformës zgjedhore, duke inkurajuar punën e bërë deri më tani nga komisioni “ad hoc”: PE kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR; nënvizon se nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor; kujton nevojën për t’u kushtuar vëmendje të duhur pretendimeve për financim të paligjshëm dhe të padeklaruar të partive politike; mirëpret punën e Komitetit “ad-hoc” për Reformën Zgjedhore lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, blerjen e votave, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin jashtë vendit dhe i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të arrijë konsensus dhe të miratojë reformat e nevojshme në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”.