Vendosni fjalën kyçe....

Hije skandali mbi bankën më të madhe në Gjermani, “Deutsche Bank” nën hetim


170 zyrtarë u kontrolluan në selinë e “Deutsche Bank” në Frankfurt të enjten herët si pjesë e një hetimi të pastrimit të parave që përfshin qindra miliona euro, sqaruan prokurorët në Frankfurt.

Dy të punësuar, të cilët nuk janë identifikuar publikisht dhe të tjerë “persona identiteti i të cilëve nuk është zbuluar për shkak hetimi, dyshohen se nuk kanë raportuar mundësinë e pastrimit të parave për transaksione me vlerë 311 milionë euro ose më shumë se 350 milionë dollarë.

Banka dyshohet se ka ndihmuar klientët e saj që të dërgojnë paratë në parajsat fiskale. Paratë u dërguan në organizata në Ishujt Britanikë Virgin para pranverës 2016, thanë prokurorët në një deklaratë me email.

Banka gjermane konfirmoi në një deklaratë se policia po hetonte disa prej zyrave të saj në Gjermani dhe tha se hetimet kishin të bënin me “Panama Papers”, një skedar dosjesh që vënë në qendër të vëmendjes pastrimin e parave globale.

“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet,” tha “Deutsche Bank” në deklaratë.

“Deutche Bank” është banka më e madhe në Gjermani me 95 mijë të punësuar dhe ka asete me vlerë mbi 1.4 trilionë euro.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *