Nata a 10 nëntorit ishte koha kur ish-kryeministri Nikolla Gruevski supozohet se ka kaluar nga Maqedonia në Shqipëri. Më 10 nëntor ai veçmë ishte paraqitur në ambasadën hungareze në Tiranë. Por cili ka qenë destinacioni i tij i kalimit të kufirit nga Maqedonia në Shqipëri.
Agjencia e lajmeve INA mëson se po hetohen tre pista të dyshimta se nga ka mundur të kalojë Gruevski për tu futur në Shqipëri. Një nga opsionet është vendkalimi kufitar Tushemishtë në pjesën e Shën Naumit, ku ai lehtësisht ka mundur të kalojë kufirin, duke pasur parasysh edhe lidhjet e tij në anën tjetër të kufirit, ku jeton komuniteti maqedon.
Pista e dytë siç mëson INA është se Gruevski ka mundur të kalojë kufirin me anije përmes destinacionit Strugë – Pogradec, ku është një distancë e shkurtër e liqenit që lidh dy vendet.
Ndërsa versioni i tretë supozohet të jetë zona e Dibrës, po ashtu duke shfrytëzuar rrugët ilegale.
Gruevski më 10 nëntor në ambasadën hungareze në Tiranë. Të nesërmen ai u shoqërua nga diplomatë hungarezë me automjete ambasade nëpërmjet Malit të Zi dhe Serbisë në Hungari, ku mbërriti në mëngjesin e 12 nëntorit, raporton Deutsche Welle. Qeveria në Shkup e ka të vështirë dhënien e përgjigjes. E nuk është për t’u habitur, sepse pavarësisht si është ajo, ngjarja hedh dritë të errët mbi kabinetin e reformave nën udhëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Ose qeveria e tij nuk ishte aq sa duhet kompetente për të mbikqyrur Gruevskin, pavarësisht qëllimeve të tij të njohura të largimit, ose ajo në heshtje e la të shpëtojë të pandehurin e dënuar, shkruajnë mediat e huaja.
Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektiale e INA