Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i kanë dalë në mbrojtje marrëveshjeve të biznesit që ka pasur me Rusinë përpara se të bëhej president, duke e quajtur hetimin aktual të kryesuar nga prokurori special Mueller si një “gjueti shtrigash”.
Robert Mueller po heton prej kohësh rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, e madje edhe nëse Trump ka bashkëpunuar me rusët apo jo. Ende asnjë provë e pakundërshtueshme për një bashkëpunim mes drejtuesve të fushatës së Trumpit dhe Kremlinit nuk ka dalë në dritë, e për këtë arsye presidenti vazhdon të kërcënojë kundër hetimit në fjalë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndodhet aktualisht në Argjentinë, ku po merr pjesë në punimet e samitit të G20-s, ndërsa një ditë më parë anuloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, duke cituar rrëmbimin e 3 anijeve ukrainase dhe ekuipazheve të tyre si justifikim.
Burimi: BBC