Vendosni fjalën kyçe....

Basha në protestën e Astirit: Do të pasurohet agai i Surrelit, opozita pranë banorëve


Banorët e Astirit sërish sot janë duke protestuar për banesat e tyre. “Këtu vendosim ne”, “Shtëpitë  tona jeta jonë”, “Edi Rama, frikacak”, këto janë disa nga thirrjet e banorëve. 

Në protestë është i pranishëm edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. “Këtu po vidhen me një dorë miliona euro. Duan vetëm të mbushin xhepat me para. Ju jeni më shumë se 3 javë këtu dhe ne jemi pranë tyre, Jeni të braktisur nga qeveria.  Do të pasurohet agai i Surrelit.

Media dhe ne si opozitë duhet të qëndrojmë në krahë të tyre. Me ndihmën tonë, me ndihmën e gazetarëve të mirë ne do t’i japim një dorë këtyre njerzve. Këta janë të dhunuar, iu kanë bërë terror psikologjik me makinat që lëvizin natën këtu. Ne do të jemi këtu në krahë të tyre. Ka vetëm një zgjidhje anullimin e këtij projekti dhe duhet të çohen para ligjit të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferrë. Detyra jonë si opozitë është që të rikthejmë shpresën. “, u shpreh ai.  Banorët kanë bllokuar sërish rrugën që të çon nga “Pallati me Shigjeta” te “Sheshi Shqiponja”.  Të pranishëm në protestë janë edhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *