Vendosni fjalën kyçe....

“Derbi i kryeqytetit”/ Demat e Kuq kalojnë në avantazh


Pjesa e dytë e derbit mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur ndryshe, pasi të besuarit e Ardian Memës kanë kaluar në avantazh kundrejt “Demave të Kuq” me gol të shënuar nga djali i Presidentit, Grent Halili.

Goli u shënua në minutën e 50’, ndërsa Partizani duket se është vënë në diktatin e kampit  bardheblu, pasi pjesa e dytë ka nisur me më shumë agresivitet nga Tirana.

Derbi i kryeqytetit në sfidën e sotme ka një dallim të madh sa i takon pikëve  të grumbulluara, pasi Partizani renditet në krye të Superligës me 32 pikë, ndërsa Tirana ndjek me marsh të avashtë me 20 pikë diferencë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *