Vendosni fjalën kyçe....

Goditet banda e trafikut të drogës, shqiptarë mes 20 të arrestuarve


 

 

Një operacion antidrogë ka çuar në pranga plot 20 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë, pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga trupat e antidrogës në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias, shkruan tgcom24.

Anëtarët e dyshuar të organizatës janë vënë nën hetim për pjesëmarrje kriminale që synojnë trafikimin e drogës, posedim të drogës me qëllim të trafikimit dhe posedim dhe armëve të paligjshme.

Ushtria gjithashtu ekzekutoi 37 dekrete kërkimi kundër të dyshuarve të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa. Operacioni u quajt “Evelin”.

Droga dyshohet se trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia.

Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *