Vendosni fjalën kyçe....

I hapin rrugën ambulancës, protestuesit thirrje Veliajt: Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë


Banorët e Astirit sërish sot janë duke protestuar për banesat e tyre. “Këtu vendosim ne”, “Shtëpitë  tona jeta jonë”, “Edi Rama, frikacak”, këto janë disa nga thirrjet e banorëve. 

Banorët e Astirit edhe pse kanë bllokuar rrugën ata autoambulacave u hapin rrugën. Kjo ka ndodhur edhe pak minuta më parë ku banorët janë tërhequr për pak minuta sepse i kanë hapur rrugën një autoambulace. 

Ata gjatë këtyre momenteve kanë folur të gjithë njëzëri: “O Erion jemi qytetarë nuk jemi shpellarë. Veliaj shkul pemë por nuk na shkul dot ne. Jemi të gjithë për në qëllim.  O Erjon diarre këtu i thonë Unazë e Re.”

Në protestë është i pranishëm edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. “Këtu po vidhen me një dorë miliona euro. Duan vetëm të mbushin xhepat me para. Ju jeni më shumë se 3 javë këtu dhe ne jemi pranë tyre, Jeni të braktisur nga qeveria.  Do të pasurohet agai i Surrelit.”, u shpreh ndër të tjera Basha. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *