Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e Verdhë” të Francës mbërrijnë në Belgjikë, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit


Protestat e “Jelekëve të Verdhë” të Francës tani kanë mbërritur në Belgjikë, me demonstruesit në Bruksel duke i bërë thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen.

Disa hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj policisë, duke detyruar këtë të fundit të përdorë ujin për shpërndarjen e protestuesve.

Turmat e njerëzve që protestonin për çmimet e karburantit dhe standardet e jetesës penguan trafikun dhe dolën në rrugë për rreth tre orë të premten.

Gjithsej 60 persona u arrestuan para fillimit të dhunës, kryesisht për bllokimin e rrugëve ose për hedhjen e fishekzjarreve, tha “Reuters”.

Dhuna ndodhi pasi disa qindra njerëz marshuan drejt zyrës së kryeministrit Charles Michel, duke kërkuar që të japë dorëheqjen.

Duke iu përgjigjur demonstratave, kryeministri Michel shprehu mirëkuptim për problemet financiare të njerëzve, por vuri në dukje se “paratë nuk bien nga qielli”.

Demonstrimi nisi pas lajmit që u përhap kryesisht në mediat sociale, u frymëzua nga protestat e “Jelekëve të Verdhë ” në Francë kundër rritjes së çmimit të karburantit të imponuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *