Templates by BIGtheme NET

Kreu i listës serbe: Idea për bashkimin e Mitrovicës provokim

Kryetari i listës serbe, Goran Rakiç tha sot se deklarata për bashkimin e Mitrovicës nuk ka bazë ligjore dhe vlerësoi se “qëllimi i saj politik ishte t`i dëbonte serbët nga shtëpitë shekullore”.

Ai tha se nuk pret që deklaratat e miratuara të ndikojnë në ngjarjet në veri dhe tha se ky ishte një provokim.

“Ne kemi dhënë dorëheqje, por jemi me popullin tonë dhe ata në jug do të udhëheqin komunën e tyre siç e dinë dhe mund ta bëjnë”, tha Rakiç.

Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar unanimisht iniciativën për bashkimin e pjesës jugore me atë veriore të qyteti.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto