Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të sqarohet se në tokën e kujt do ndërtohet Unaza e Re, banorët të dëmshpërblehen


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur për prishjen e banesave te Unaza e Re, ku ka kërkuar dëmshpërblimin e banorëve që do u prishen shtëpitë.

Kryemadhi gjithashtu ka kërkuar edhe sqarim rreth projektit dhe në tokën e kujt po ndërtohet.

“Rruga ku ndërtohet, të sqarojnë kush është pronari i tokës? Të publikohet harta. . Jemi dakord për rrugën, por banorët të dëmshpërblehen. Mes banorëve, janë dhe 150 familje të përmbytura nga Liqeni i Fierzës. Vetëm nga energjia që ka prodhuar Hidrocentrali i Fierzes, do mjaftonte për blerjen e apartamenteve për strehimin e tyre.

Edi Rama do ta ketë të vështirë. Edi Rama është në cep. Qëndresa duhet të vazhdojë. Duhet suporti edhe i shumë qytetarëve të tjerë, të cilët do të jenë gjithashtu viktima të planeve gllabëruese të tij.

Të gjithë njerëzit e duan rrugën. Por 40 milionë euro që do hidhen nuk do ta zgjidhin çështjen e trafikut”- u shpre Kryemadhi në Zonë e Lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *