Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen 900 të dënuar, kush përfiton nga amnistia e kush jo


Rreth 900 persona do të lirohen nga burgu këtë fundvit.

Sipas projektligjit të qeverisë, nga amnistia do përfitojnë të gjithë ata që janë dënuar me vendim  të formës së prerë deri më 30 nëntor 2018 deri në 3 vjet burg, pavarësisht kohës që u ka mbetur për të vuajtur.

Nga amnistia përfitojnë edhe personat e dënuar me burg, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.

Kategoritë që përfitojnë nga aministia janë femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60 vjeç, personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nuk përfitojnë nga aministia:

Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve.

Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *