“Një ushtri me zombi” në ngjyrë të hirtë ka mbushur sot rrugët e Buenos Aires. Qindra persona të veshur me rroba të vjetra, të lyer si të përgjakur dhe të lënduar kanë lëvizur në rrugët e qytetit.
Skena e zymtë ishte një protestë kundër Samitit të G20 që po organizohet nga qyteti këtë fundjavë, organizuar nga grupi i “Teatrit të Fundit të Botës”.
Zombit përfaqësojnë viktimat e globalizimit dhe figurat e maskuara supozohet të përfaqësojnë qeveritë perëndimore, duke qëndruar në prapavijë.
Burimi: RT