Duket se e ardhmja e Astrit Ajdareviç do të jetë larg Greqisë. Mesfushori i kombëtares sonë ishte pjesë e AEK, duke u shpallur edhe kampion me këtë ekip, por ai ka njoftuar se ka ndërprerë marrdhënien me klubin. “Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam marrë dashuri në kohë të mira dhe të vështira.
Emri im do të lidhet gjithmonë si kampion me AEK dhe klubi do të jetë në zemrën time. Faleminderit të gjithë njerëzve që kanë pjesë e jetës sime këto 2 vite këtu. Jam munduar të jap gjithmonë më të mirën, në fushë dhe jashtë saj.
Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”, përfundon deklaratën e tij në rrjetet sociale. Disa ditë më parë presidenti i skuadrës vendosi që ta largonte atë nga ekipi i parë. Vendimi i tij ishte që mos të hynte më në dhomat e zhveshjes. Ajdareviç ka debutuar me kombëtaren tonë në takimin miqësor ndaj Turqisë.