Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Berat, dëshmitari: Burri shtyu gruan, më pas u hodh vetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja që ka tronditur Beratin ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ku trupat e të moshuarve u gjetën në lagjen “30 Vjetori”. Ata nuk i kanë mbijetuar dot rënies.

Ende është e paqartë se çfarë mund t’i ketë ndodhur dy të moshuarve, të cilët janë identifikuar si Kujtim dhe Këze Agalliu, që kanë ndërmarrë këtë veprim kaq drastik.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatusn një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, “Balkanweb” ka publikuar disa dëshmi të fqinjëve, të cilët janë shprehur se ka qenë burri ai që e ka shtyrë i pari gruan e më pas është hedhur edhe vetë.

“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”, ka thënë një prej dëshmitarëve.

Dy të moshuarit, mësohet kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.

Po ashtu sipas fqinjëve, dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të karakterit mendor, ndërsa gruaja ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Sipas “Balkanweb”, ata kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë.

Sakaq, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e të moshuarve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *