Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një automjet ka marrë flakë në rrugicën e Vajgurit ku ishte parkuar.
Sipas policisë kjo ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit, ku mjeti është shkrumbuar tërësisht. Bashkë me të janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.
Mësohet se automjeti është nën pronësi të shtetases Arta Bekteshi.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, por ende nuk dihet se kush mund të jenë autorët.