Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në lokalin e biznesmenit në Fushë-Krujë


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ku ishte vendosur tritol në një lokal që gjendet poshtë një pallati në lagjen S.M.T., në afërsi të zyrave të OSHEE-së.

 Bar kafe “Zambaku”, është vendi ku ndodhi shpërthimi me tritol është nën pronësinë e Ibrahim Lamit. 

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sakaq policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Fushë-Kruja konsiderohet si një nga pikat e nxehta, ku shumë shpesh ndodhin shpërthime të tilla me tritol.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *