Kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli, ka njoftuar komandatin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, në muajin dhjetor.
Veseli e priti zyrtarin e lartë ushtaral, duke e uruar atë për detyrën e re ndërsa i ka ofruar bashkëpunimin e qeverisë në të gjitha drejtimet.
Kreu i Kuvendit e ka njoftuar D’Addario-n, për hapat përfundimtarë që po ndërmerr Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor për shndërrimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcat e Armatosura, shkruan Lajmi.net.
Komandanti i ri i KFOR-it, D’Addario, nga ana e tij e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli për gjendjen e sigurisë në Kosovë, e cila është e qetë dhe stabile, ndërsa theksoi se KFOR-i ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.
Serbia e ka kundërshtuar fort themelimin e Ushtrisë së Kovoës duke thënë se ajo kërcënon paqen në Ballkan, ndërsa ka kërcënuar se do bëjë çmos që ta pengojë.