Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi tre makina dhe një lopë, kapet Mentadenti në Shkodër


Është ndaluar në Shkodër një person i shpallur në kërkim për vjedhje.

Në prangat e bluve ka rënë Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi gjykata e Shkodrës e ka shpallur në kërkim për vjedhje.

Ai dyshohet se është autor i vjedhjes së tre automjete dhe një lopë.

“Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin  në pronësi të shtetases F. Xh. 

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj.  mjetin  dhe një bageti të trashë (Lopë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *