Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria gjermane: “JO” Shqipërisë së Madhe, kjo ide nuk mbështet nga shqiptarët


Qeveria gjermane ka deklaruar së fundmi se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën.

DW shkruan se qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon

“Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e lëshaur nga qeveria. 

Qeverisja e Ramës dhe marrëdhënia me Serbinë sipas qeverisë gjermane. 

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin  2017 me seli në Tiranë.

Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të  marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *