Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoria e Tatimeve kontroll në 2,928 subjekte, 51.9 milionë lekë shkelje


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot se po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit si dhe rritjen e të ardhurave. Ajo njofton se gjatë kontrolleve në 2928 subjekte ka rezultuar se vlera e shkeljeve arrin në rreth 51.97 milion lekë.

Njoftimi:
Hetimi Tatimor kontroll në 2,928 subjekte, rreth 51.9 milionë lekë vlera e shkeljeve
Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.
Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.
Ku më kryesoret renditen si më poshtë:
19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *