Juventus është i pandalshëm në Seria A duke marrë fitoren e rradhës ndaj Fiorentinës në transfertë.
“Zonja e Vjetër” arriti të fitojë me rezultatin 0-3 në Artemio Franchi.
Ishte Bentacur ai i cili hapi sfidën në minutën e 31’ të pjesës së parë, më pas me fillimin e fraksionit të dytë Chielini dyfishoi rezultatin në minutën e 69’.
Golin e tretë dhe të fundit të sfidës e shënoi Ronaldo me penallti në minutën e 79’.